Live

Zogaj iu kërkon falje të “Banesave të Bardha”, ja arsyeja

14:33 / 30 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Alban Zogaj, u ka kërkuar falje banorëve të lagjes  tek “Banesat e Bardha”, për tejzgjatjes së punimeve në këtë lagje.

 Zogaj ka thënë se ka pranuar shumë ankesa nga banorët e kësaj lagje  lidhur me këtë gjendje. Ndërsa thotë se po bëjnë të pamundurën që projekti të përfundojë sa më shpejtë.

“Të dashur banorë të Lagjes “Banesat e Bardha” (të dashur prindër që jetoni aty). Dua të kërkoj falje për shqetësimet dhe vonesat e shkaktuara nga tejzgjatja e punimeve në lagjen tuaj. Gjatë javëve të fundit kam pranuar me qindra mesazhe ankese, dhe i kuptoj plotësisht vështirësitë që kjo situatë ka shkaktuar në përditshmërinë tuaj. Ju siguroj që po bëjmë gjithçka që është e mundur për të përfunduar projektin sa më shpejt”, ka thënë Zogaj.

Zogaj ka një lajm të mirë për banorët e kësaj lagje. Ai thotë se punimet në këtë lagje pritet të përfundojnë brenda dy muajve të ardhshëm.  

“Lajmi i mirë është që punimet pritet të përfundojnë brenda 2 muajve të ardhshëm, para fillimit të dimrit. Faleminderit shumë për durimin dhe mirëkuptimin tuaj gjatë kësaj periudhe. Do të vazhdojmë të punojmë intensivisht për të siguruar që projekti të përmbyllet me sukses dhe të ofrojmë një infrastrukturë më të mirë për ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...