Live

Zvicër: 18-vjeçarit nga Kosova i merret patentë-shoferi në ditën që u pajis me të

10:40 / 31 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Nuk i ra ta shijonte asnjë ditë.

Një 18-vjeçarit nga Kosova iu mor patentë-shoferi, e atë qysh në ditën e parë që ishte pajisur me të.

Kjo i ndodhi të riut të enjten e kaluar derisa ai ra në radarin e policisë së Aargaut.

18-vjeçari u ndalua për tejkalim të shpejtësisë.

Ai ishte duke e vozitur një BMW të serisë së 5-të dhe i njëjti në zonën e lejuar 80 km/h kishte lëvizur me një shpejtësi prej 126 km/h.

Siç thekson policia i riu në ato momente nuk posedonte patentë-shofer, por pikërisht atë ditë e kishte kaluar provimin.

Më pas autoritetet atij ia morën të drejtën për të vozitur pas shkeljes së rëndë, shkruan Blick.ch 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...