Kombëtarja e Zvicrës e ka filluar me fitore Kampionatin Botëror kundër Kamerunit.
‘Alpinët’ fituan me rezultat 1:0. Goli i vetëm u shënua në minutë e 48-të, shkruan kosovalive.net
Sulmuesi i Zvicrës, Embolo shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Xherdan Shaqirit dhe tundi portën e Onanas.
Kapiteni i Zvicrës, kosovari, Granit Xhaka luajti tërë ndeshjen, kurse Shaqiri u paraqit për 72 minuta.
Kurse kosovari tjetër, Ardon Jashari s’u inkuadrua fare.
Ndeshja e radhës për Zvicrën do jetë kundër Brazilit me 28 nëntor, kurse Kameruni do luaj kundër Serbisë./kosovalive.net/