Live

Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit e fillon me fitore Kupën e Botës, mposhtin me rezultat minimal Kamerunin

12:58 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kombëtarja e Zvicrës e ka filluar me fitore Kampionatin Botëror kundër Kamerunit.

‘Alpinët’ fituan me rezultat 1:0. Goli i vetëm u shënua në minutë e 48-të, shkruan kosovalive.net

Sulmuesi i Zvicrës, Embolo shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Xherdan Shaqirit dhe tundi portën e Onanas.

Kapiteni i Zvicrës, kosovari, Granit Xhaka luajti tërë ndeshjen, kurse Shaqiri u paraqit për 72 minuta.

Kurse kosovari tjetër, Ardon Jashari s’u inkuadrua fare.

Ndeshja e radhës për Zvicrën do jetë kundër Brazilit me 28 nëntor, kurse Kameruni do luaj kundër Serbisë./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua