Live

Zyrtarja e LDK-së kritikon kryeministrin Kurti, ka dy pyetje për të

17:21 / 09 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar kryeministrin Kurti se po krekoset për situatën në veri.

Lushaku-Sadriu në rrjetin social Facebook, ka shkruar se shefi i ekzekutivit duhet të përgjigjet në pyetje.

Sipas, Lushaku-Sadriu, Kurti duhet të tregoi pse nuk arrti t’i mund aleatët kryesor për targat.

“Në këtë kohë krekosjeje të qeverisë Kurti për vendimin për targat, dy pyetje janë të rëndësishme: Pse qeveria Kurit dështoi të bind aleatët kryesor, që ‘vendimi për targat është i drejtë për një shtet sovran’? Si mund të krenohet qeveria me mënyrën e zbatimit të një vendimi, që ka detyruar Departamentin e Shtetit Amerikan dhe BE-në të shpreh zhgënjim për qeverinë tonë?!”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua