Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të premten se do të ishte “i lumtur” të përballej me Donald Trump në një debat përpara zgjedhjeve të nëntorit.
Sipas mediave të huaja, Biden po i përgjigjej një pyetjeje nga Howard Stern gjatë një interviste një orëshe në rrjetin radio-satelitor SiriusXM.
“Jam i lumtur të debatoj me të”, citohe të ketë thënë ai.
Ndërkohë këshilltari i fushatës së Trump, Chis LaCivita u përgjigj në X/Twitter: “Ok, le ta caktojmë!”.
Ndërkohë në TruthSocial, Trump u përgjigj duke thënë ndër tjerash se “të gjithë e dinë se ai nuk e ka në të vërtetë këtë qëllim, por në rast se e ka, them, KUDO, KURDO, NË CILINDO VEND…”.
Tradicionalisht, debatet presidenciale të vitit zgjedhor janë organizuar nga një komision jopartiak dhe janë planifikuar në vjeshtë.
Ish-presidenti nuk pranoi të paraqitej në asnjë nga pesë debatet kryesore të partisë së tij këtë cikël zgjedhor, të mbajtura midis gushtit dhe janarit, duke treguar epërsinë e tij në votime si dëshmi se votuesit republikanë e mbështetën qartë fushatën e tij dhe se debatet nuk ishin të nevojshme.
Ai vazhdoi të fitoi të gjitha garat për nominimin republikan përveç njërit dhe u bë kandidati i supozuar i partisë deri në mars. Biden dhe Trump debatuan dy herë gjatë fushatës presidenciale për zgjedhjet e vitit 2020.
Debati i parë presidencial televiziv në SHBA u mbajt midis Richard Nixon dhe John F Kennedy në vitin 1960 dhe “njihet” kryesisht se ndihmoi Kenedin për të fituar garën për Shtëpinë e Bardhë.
Dy kandidatët e partive kryesore kanë debatuar të paktën një herë në çdo vit zgjedhjesh presidenciale që nga viti 1976. /Telegrafi/