Live

10 vendet më tërheqëse për pushime në Shqipëri

17:12 / 06 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të mahnitur edhe turistin më skeptik. E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund të ngelesh pa mend nga bukuritë dhe plazhet e saj natyrore.


Plazhi i Kakomesë:
Ndër vendet më joshëse është gjiri i Kakomes, një nga zonat më të bukura detare të bregut ballkanik, pjesë e komunës së Lukovës, është një nga perlat e natyrës shqiptare. Kakome është një fshat i vogël me një plazh të mrekullueshëm. Aty shkohet me anije dhe me makinë. Plazhi ndodhet vetëm 500 metra më në jug nga plazhi tjetër i Krorëzit. Mund edhe të shkoni me not nga njëri tek tjetëri. I vendosur në një gji të vogël detar dhe i rrethuar nga male të larta plazhi është padyshim një bukuri e rralë natyrore. Në plazh ndodhen edhe mbetjet e një moli të vjetër si edhe një manastir i vjetër në faqen e malit. Ky plazh konsiderohet nga shumë njerëz si më i miri në të gjithë vendin.

Plazhi i Ksamilit:

Fakti që territori i ishullit të Ksamilit është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ku gjenden edhe rezidenca arkeologjike të antikitetit, ka kontribuar sigurisht për të ruajtur të pacenuar pothuajse të gjithë peizazhin përrallor. Det me ujë të kulluar, plazh me rërë të bardhë dhe mundësia për ekskursione të paharrueshme e bëjnë Ksamilin destinacionin më të mirë për pushime verore në Shqipëri.


Plazhi i Gjipesë:
Bëhet fjalë për një plazh më të qetë sesa fqinjët, Dhërmi e Jalë, teksa servir rërën fine dhe një det të kaltër që duket sikur të tërheq vetvetiu. Për të mbërritur aty, duhet të lësh makinën në fund të rrugës dhe të ecësh për 10 minuta. Pikërisht ky izolim kontribuon për ta bërë një përvojë unike. Për të gjithë të interesuarit sinjalizohet se shkëmbinjtë rreth e përqark janë diçka e vlerësuar nga adhuruesit e kacavjerrjeve.

Gjiri i Gramës:

Gjiri i Gramës në zonën e Vlorës është një nga ato pamje që të lënë pa fjalë. Ngjan me imazhet ekzotike të plazheve të largëta. Ndodhet në fund të shpatit perëndimor të Karaburunit. Kjo zonë detare ka shërbyer si vend strehimi për anijet që ishin në vështirësi përgjatë bregdetit rrezikshëm në kohë të keqe. Fillimisht ka shërbyer si një zonë e shfrytëzimit guri, gjurmët e të cilave shfaqen sot në të dy shpatet. Emri është i lidhur në mënyrë eksplicite me mbishkrime të gdhendura në antikitet. Aty numërohen më shumë se 1500 mbishkrime, të lashta perandorake


Plazhi i Jalës:

Një tjetër mbrekulli e bregdetit Jon. Plazhi i Jalës është një nga plazhet më të bukura të vendit dhe vitet e fundit është përmisuar shumë infrastruktura, rruga, alternativat e argëtimit, paketat, reklamimi. Grupe të shumta të rinjsh kanë zgjedhur të paktën një herë një nga paketat e thjeshta që ofrohet nga organizatorët. Shumica flenë nëpër çadra të vogla. Përgjithësisht, kushdo që ka shkuar në plazhin e Jalës ka mbetur i kënaqur.


Dhërmi:

Është ndoshta destinacioni bregdetar më i njohur në Shqipëri, me plazhe tërheqëse dhe një fluks turistik të kënaqshëm. Përtej plazhit kryesor, që është gjithmonë i mbushur, mund të gjenden kënde të qeta në plazhe më të veçuara. Larg nga periudha i kulmit të sezonit, ndër të tjera, plazhet më të izoluara mund të jenë plotësisht në dispozicionin tuaj.


Lukovë:

Gjendet 22 km në veri të Sarandës, qytet ku mund të merret edhe trageti për në Korfuzin e afërt. Është një zonë, që mbushet me turistë në periudhën e kulmit të sezonit, por nëse vizitohet në shtator mund të jetë vërtet…parajsë. Plazhet e mëdha thuajse të boshatisura, përkrah detit të kristaltë, përfshijnë në “krahët e tyre” pushuesit fatlumë.

Plazhi Palasë në Vlorë:

Plazhi Palas i Vlorës, për shembull, meriton sigurisht një qëndrim të gjatë. I shtrirë në bregun e shkëlqyer që përfshin Qafën e Llogarasë dhe Sarandën, ai karakterizohet nga shtëpiza të bardha dhe fshatra të vogla, të cilat shtrihen në një zonë të artë të rrethuar nga natyra e bukur.

Velipojë:

Është një një plazh i madh prej rreth 14 km gjatësi që shtrihet në Veri të Shqipërisë, pak kilometra nga kufiri me Malin e Zi dhe plazhit të famshëm malazez të Ulqinit. Mes veçantive të tij është padyshim rëra: studimet kanë treguar se është e pasur me jod dhe ka një vlerë kuruese mjekësore. Pavarësisht klimës mesdhetare, gjendet në një nga zonat më të lagështa të Evropës.


Shëngjini- “Rana e Hedhun”:

Natyrisht ekzistojnë edhe shumë plazhe të tjerë, disa prej të cilëve sigurisht janë të famshëm, por edhe të tejmbushura. Shëngjini është njëri prej tyre, në veri të Shqipërisë, pak kilometra nga qyteti i Lezhës. Meqenëse ka fluks të madh turistik nuk mungojnë hotelet dhe mundësia e prenotimit. “Rana e Hedhun”, kjo pjesë e bukur e tokës është e vendosur midis drurëve me pisha, përafërsisht 70 km në veri të kryeqytetit Tiranë, dhe 40 km nga kufiri me Malin e Zi, mbetet një atraksion për tu pazbuluar.

Shpërndaje në

U Kopjua