Live

Disa këshilla për pastrimin e shtëpisë suaj gjatë vjeshtës

16:46 / 28 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kur ditët fillojnë të shkurtohen dhe mbrëmjet pranë oxhakut duken më interesante se qëndrimi rreth skarës në ambientet e jashtme, është koha për të bërë një bilanc të shtëpisë suaj. Pastrimi dhe rregullimi i shtëpisë gjatë vjeshtës do t’i bëjë netët e dimirit shumë më të këndshme.

Pavarësisht nëse bëni një pastrim intesiv ose i shpërndani këto detyra gjatë disa fundjavave, do ta falënderoni veten më vonë. Ne ju japim disa këshilla që do t’ju ndihmojnë kur të nisni ‘pastrimin e vjeshtës’.

Disa këshilla për pastrimin e shtëpisë suaj gjatë

Riorganizoni garderobën: Koha për t’i lënë vend veshjeve të vjeshtës/dimrit

Tani jemi zyrtarisht në vjeshtë dhe dimri po afron shpejt, që do të thotë se pak nga pak po nxjerrim trikot e trasha dhe po u japim lamtumirën fustaneve dhe pantallonave të shkurtra të pushimeve.

Zakonisht, gjatë kësaj periudhe, garderoba jonë bëhet më e çorganizuar, veçanërisht nëse kemi shumë rroba. Përpara se të vazhdoni me hapat e tjerë të pastrimit kjo është koha ideale për ta riorganizuar, për të krijuar hapësirën optimale për pulovrat, palltot dhe veshjet e tjera më voluminoze që do t’ju nevojiten në muajt e ardhshëm.

Gjithashtu, duhet të gjeni kohë për t’i ruajtur me kujdes veshjet e verës në mënyrë që të parandalojmë mykun, vrimat e molës apo edhe zbardhjen e rrobave tona të preferuara.

Këshillat tona janë:

– Lajini dhe thajini mirë rrobat përpara se t’i paketoni apo ruani diku tjetër

– Shmangni qeset platike të pastrimit kimik, pasi rrezikoni që t’i ndryshoni ngjyrën rrobave tuaja nga ajri i lagësht i bllokuar në çantë

– Përdorni qese me vakum për të zvogëluar hapësirën që veshjet zënë dhe për materialet me delikate si mëndafshi, përdorni çanta prej cope

Disa këshilla për pastrimin e shtëpisë suaj gjatë

Përdoreni me zgjuarsi fshesën tuaj me korrent

Kur përdorim fshesën me korrent në shtëpi, shumë pak prej nesh e zhvendosin divanin ose bufenë. Pastrimi i çdo hapësire ju ndihmon të siguroheni që të gjitha pluhurat, papastërtitë, mbeturinat dhe alergjenët janë hequr, duke siguruar një shtëpi më të shëndetshme dhe më të pastër.

Tregohuni të zgjuar se si e përdorni fshesën me korrent, pasi nuk keni nevojë të tërhiqni çdo pjesë të mobiljeve të shtëpisë njëkohësisht për të pastruar pluhurin. Në vend të kësaj, thjesht lëvizni mobiljet dhe pajisjet një nga një një. Kjo do t’ju kursejë kohë dhe përpjekje, pavarësisht nga madhësia e shtëpisë tuaj.

Ndonjëherë duket sikur ky proces është i lodhshëm dhe i komplikuar, por duke përdorur pajisjet e duhura si fshesa me korrent Samsung Bespoke Jet™ nuk do të jetë më i tillë.

Falë baterisë me kapacitet të madh që mund të funksionojë deri në një orë, peshës së lehtë vetëm 1,44 kg dhe stacionit të pastrimit All-in-One Clean Station™ të Bespoke Jet™ është më e lehtë ta mbani shtëpinë të pastër.

Ai bën të gjitha punët e vështira, duke zbrazur në mënyrë efikase koshin e pluhurave nëpërmjet teknologjisë unike Air Pulse dhe duke karikuar automatikisht baterinë në të njëjtën kohë.

Sistemi i filtrimit me shumë shtresa 99,999% siguron që ajri në shtëpinë tuaj të jetë po aq i pastër sa dyshemeja. Ai kap 99,999% të pluhurave, ndërkohë që Jet Cyclone kap grimcat e imëta të pluhurit si poleni dhe myku.

Për t’ju ndihmuar të pastroni me lehtësi sipërfaqe të ndryshme, Bespoke Jet™ vjen  me një shumëllojshmëri furçash dhe kokash. Për më tepër, nëse nuk jeni të sigurt se si të zgjidhni një problem të caktuar në lidhje me Bespoke Jet™, ekrani i tij digjital LCD ju ofron të gjithë informacionet që ju nevojiten duke përfshirë opsionet e nivelit të thithjes dhe kohën e mbetur të baterisë.

Dhe nëse jeni duke pyetur veten nëse pjesët apo filtrat e kësaj fshese magjike mund të lahen, atëherë përgjigjja është po. Ato mund të lahen dhe të mbahen të pastra.

Mund të duket klishe, por duhet të lani dritaret

Çuditërisht, është sugjeruar se uji i shiut është i mirë për pastrimin e dritareve, për shkak se përmban më pak kontaminues sesa uji i rubinetit. A nuk është ky justifikimi perfekt për ta shtyrë pastrimin e dritareve deri në pranverë?

Por nëse nuk i keni pastruar dritaret për një kohë të gjatë, do të vini re që pas reshjeve të vjeshtës ato duken të pista pasi do krijohen vija dhe njolla, ndaj larja e dritareve në këtë periudhë nuk duhet anashkaluar.

Shkrini hapësirën e ngrirjes të frigoriferit

Ngrirësi është një nga hapësirat e pakta që përdoret çdo ditë. Për ta mbajtur atë të funksionojë në potencialin e tij të plotë, është e rëndësishme ta mirëmbajmë.

Çelësi është shkrirja e ngrirësit – nëse nuk keni një model që e realizon automatikisht këtë proces, sigurisht. Nëse nuk e keni bërë këtë për një kohë të gjatë ose keni vënë re një grumbullim akulli, vjeshta është koha e përkryer për ta shkrirë atë.

Disa këshilla për pastrimin e shtëpisë suaj gjatë

E fundit, ndiqni një sistem

Profesionistët e pastrimit nuk i bëjnë punët e tyre me dëshirë; ata kanë një plan veprimi dhe e ndjekin atë. Ndaj këshilla e fundit është merrni kohën tuaj që të shkruani listën e gjërave që duhet të bëni dhe jepini përparësi detyrave që do të marrin më shumë kohë, por që do të japin më shumë rezultat. 

Mos humbisni shumë në detaje dhe mos harroni të investoni në produkte dhe pajisje që do ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë si fshesat me korent Samsung Jet.  Tashmë Samsung Jet mund ta përfitoni falas me blerjen e një prej modeleve të televizorëve lifestyle Samsung The Frame ose The Serif. Për të kërkuar të drejtën për të marrë dhuratë, duhet të regjistroni blerjen tuaj në adresën [email protected]. Promocioni zgjat nga 22.9. deri më 23.10.2022 ose deri në përfundimin e stokut të dhuratave.

Për më shumë informacion rreth këtij promocioni vizitoni linkun.

LINK: https://www.samsung.com/ al/offer/the-frame-the-serif- jet-gift-2022/

Shpërndaje në

U Kopjua