Fëmijë gjithmonë e më të shëndoshë, të përjashtuar nga jetë në ajër të pastër, të fiksuar vetëm pas teknologjisë, të privuar nga sporti. Sipas vëzhgimeve të bëra kohët e fundit, një pjesë e mirë e fëmijëve shqiptarë janë mbi peshë. Çfarë mund të bëhet? Ja disa këshilla kundër shëndoshjes.⠀
⠀
1. Jepni shembullin e mirë. “Fëmijët janë shumë të prirur të imitojnë, pra ata bëjnë atë çfarë shikojnë. Nëse ju nuk hani mëngjes, edhe ata nuk do të hanë mëngjes. Të gjitha këto janë zakone të këqija të trashëguara shpesh nga prindërit. Filloni të ndryshoni zakonet tuaja, para se t’i rregulloni mënyrën e të ushqyerit fëmijës tuaj.⠀
⠀
2. Jepini fëmijës një kulturë të një jetë të jetuar sa më shumë në ajër të pastër. Fëmijët e sotëm vuajnë shumë nga mungesa e hapësirës dhe e bashkëmoshatarëve të tyre. Jo rastësisht shumë fëmijë nuk kanë miq dhe pothuajse nuk dalin fare të luajnë jashtë. Ndërsa me televizionin dhe video lojrat kalojnë tre ose katër orë në ditë. Ata hanë më shumë sesa shpenzojnë energji. Prindërit duhet ta motivojnë fëmijën për të dalë jashtë, në ajër të pastër sa më shpesh dhe duhet t’i krijojnë atij mundësinë që të luajë me bashkëmoshatarët e tij.
⠀
3. Sport në vend të dietës. Një dietë e ekuilibruar, nuk vlen fare pa u përshtatur me lëvizje, jo vetëm si aktivetet sportiv, por edhe në formën e lojrave të thjeshta, apo të ngjisin shkallët, në vend që të përdorin ashensorin. Ky vlen si një fillim i mirë, për t’u marrë më vonë me aktivitet sportiv.⠀
⠀
4. Ka shumë rëndësi sjellja. Është thelbërose mënyra se si i jepet ushqimi fëmijës. Një ushqim i rregullt dhe i ndryshueshëm, i ndërthurur me një stil jete aktive, gjë për të cilën familja luan një rol thelbësor, është një nga çelësat e suksesit, për të pasur një fëmijë me formë trupore sa më të mirë. Prindi duhet të ndryshojë bashkë me fëmijën. Dhe ndryshimi i prindit është mënyra më e mirë për të trasmetuar mesazhin.⠀
⠀
5. Bëjini fëmijëve kontrolle të rregullta në pediatri. Sidomos nga mosha 0 deri në 5 vjet kontrollet e gjatësisë dhe peshës tek pediatri duhet të jenë shumë të shpeshta, ndërsa, pasi ka kaluar mosha 5 vjeçare, dy vizita vjetore janë të mjaftueshme.
5 këshilla për femijë të shëndetshëm
15:15 / 31 Korrik 2019
Loading ...
Tjera
16:46 / 28 Nëntor 2022
Disa këshilla për pastrimin e shtëpisë suaj gjatë vjeshtës
Teknologji
Humor
Shëndetësi
10:10 / 02 Tetor 2024