Live

5 vendet më të lira për ti vizituar

15:12 / 01 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Nese mendoni te udhetoni me pak buxhet dhe te kaloni mire, ju njoftojme me 5 vendet qe nuk kerkojne shume shpenzime per tu vizituar.

1.Palermo, Itali
Italia është magnet për të gjithë ne,por më shumë njerëzit janë të fokusuar në qytete të mëdha si Milano, Romë, Firence etj, por si mendoni për qyetin më të madh Siçilian, Palermon? Nëse doni që në fund të ngeleni me një shije të mrekullueshme dhe të dukeni sikur gjendeni në një skenë filmi, atëhërë konsideroni Palermon, pasi do të mrekulloheni nga arkitektuara e tij dhe do të bëni foto shumë të bukura.


2. Paphos, Cyprus
Nëse ju e adhuroni historinë dhe jeni shumë kuriozë për të mësuar më shumë rreth gjërave antike, atëherë Paphos është zgjedhja ideale për ty. Ai është qyteti modern që përfshin portin dhe rrënojat e lashta të varreve, kështjellave, teatrove etj.


3. Sarajeva, Bosnia and Herzegovina
Nëse ju tërheqin qytetet me histori të pasur dhe të shumëllojshme, por njëkohësisht po kërkoni, atëherë Sarajeva është destinacioni i përkryer për ju. Zbuloni kryeqytetin modern me një jetë kulturore aktive i cili ka zhvilluar tashmë një imazh të ri dhe modern që prej luftës së fundit.

4. Wrocław, Poland
Është qyteti më i ri në Poloni dhe si i tillë është një nga më të gjallët. Është një qytet shumë ngjyrësh që do të të japë shumë jetë dhe një gjë është e sigurt: do të bëni shumë foto të bukura për në Instagram.

5.Girona, Spanjë
Nëse po mendoni që të udhëtoni drejt Barceonës së Spanjës, ne ju sugjerojmë që të konsideroni edhe qytetin Girona që ndodhet shumë afër Barcelonës. Kjo është një nga vendet më historike në Katalonia dhe në qoftë se ju jeni në kërkim për të parë më shumë nga ky rajon i bukur, një ditë udhëtim në Girona është një fillim i shkëlqyer. Një vizitë në Girona është padyshim i vlefshëm për të parë ndërtesat e lashta romake.

Shpërndaje në

U Kopjua