Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka shkruar një status në lidhje me gjashtë kushtet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për Asociacionin.
Rrusta në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka pyetur nëse këto 6 kushte i janë dërguar Serbisë, BE-së dhe SHBA-së.
“6 kushtet, dje, a i janë dërguar Serbisë, BE-së dhe SHBA-së, apo ishin vetëm për përdorim të brendshëm? Apo nuk ka nevojë sepse në fakt ata (palët tjera) tashmë e kanë kuptuar që Asociacioni është pranuar”, ka shkruar Rrusta.
Postimi i plotë i Rrustës, pa ndërhyrje:
“6 kushtet”, dje, a i janë dërguar Serbisë, BE-së dhe SHBA-së, apo ishin vetëm për përdorim të brendshëm? Apo nuk ka nevojë sepse në fakt ata (palët tjera) tashmë e kanë kuptuar që Asociacioni është pranuar.
Imazhin që po i zbehet, prej njeriu të guximshëm dhe parimor, duhet shpëtuar disi. E pse mos te fillojmë prej emrit të Asociacionit? – mendon ai.
Teksa nuk i ndryshoi kornizat politike, atëherë performoi rezistencën. Krejt përpjekja e tij po del me qenë e reduktueshme në gjeste.