Një person humbu jetën ndërsa u qëllua me armë zjarri në lagjjen Kolovica të Prishtinës. Policia e arrestoi një person të dyshuar.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda eshte njoftuar nga policia per nje rast qe ka ndodhur sot ne Kolovice, me ç’ rast e njejta i eshte pergjigjur vendit te ngjarjes bashke me njesite e tjera relevante. Nje person ka nderruar jete si pasoje e plageve te marra nga nje arme zjarri, ku me urdher te prokurorit eshte derguar ne IML per obdusion, derisa nje person tjeter eshte shoqeruar ne stacion policor. Prokurori i Shtetit ne koordinim me policine jane duke i ndermarre veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qellim te ndriçimit te gjitha rrethanave te ketij rasti”, tha Ulaj./kosova.live/