Dy komisione parlamentare të Kuvndit të Kosovës do të mblidhen sot.
Në ora 9:30 do të mblidhet komisioni për bxhet dhe financa për të diskutuar kétë agjendë pikash:
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6 mujorin e parë të vitit 2022;
3. Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021;
4. Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2021;
5. Votimi i Raportit Vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021;
6. Të ndryshme.
Dhe një komision i përkohshëm parlamentar për çështjen e energjisë. Do të mblidhet në ora 14:00, e do ta ketë këtë objekt diskutimi:
1. Miratimi i rendit të Ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 27.07.2022;
3. Zgjedhja e ekspertëve;
4. Të ndryshme;
Po ashtu sot do të mblidhet edhe Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë si dhe Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale./kosova.live/