Alpinistja Mrika Nikqi ka publikuar një video tronditëse kur kishte qenë viktimë e një sulmi seksual mbrëmjen e së martës në qendër të Pejës.
Në videon e publikuar, ajo ndiqet nga personi që Nikqi e identifikon me inicialet F.B., nga Peja, dhe në një moment kur nuk kalon askush e kap nga mbrapa.
Indeksoline dhe Nacionale raportojnë se kryesi i këtij gjesti të turpshëm është Flori Beqiraj.
Prokuroria Themelore në PeJë ka njoftuar se tanimë është arrestuar i njëjti dhe është ndaluar për 48 orë.