Live

Në këtë link mund të aplikoni për t’u subvencionuar për ngrohje nga Qeveria

12:58 / 06 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar sot në një konferencë për media, se është hapur thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente ekonomike për energji.

Rizvanolli shtoi se duke filluar nga sot qytetarët do të mund të aplikojnë për t’u subvencionuar nga këto masa.

Aplikimi për këto masa, bëhet nëplatformën E-Kosova, dhe se kriteret e përfitimit janë të specifikuara në thirrjen për aplikim.

Për të përfituar subvencionim qytetarët fillimisht duhet të krijojnë një llogari në platformën E-Kosova (nëse deri më tani nuk kanë pasur), pastaj në momentin e kyçjes në llogari duhet shkuar te kategoria “Shërbime” e pastaj te nënkategoria “Grante dhe Subvencione”, pas këtyre dy hapave do të shfaqet mundësia e aplikimit për Fazën 1 dhe Fazën 2.

Pas kësaj në dritaren e ardhshme të hapet formulari që duhet plotësuar nga të gjithë ata të cilët duan që të përfitojnë nga ky subvencionim.

Rizvanolli potencoi se me këto masa synojnë të përkrahin 10 mijë familje. Pret që të ulet për 70% konsumi i energjisë elektrike nga familjet që do të subvencionohen.

“Qëllimi i këtyre masave është i dyfishtë, që t’i ndihmojmë familjet që zëvendësojnë ngrohjen me energji me alternativat tjera si peleti, druri apo briketi ose pajise elektrike që shpenzojnë 60 për qind deri 70 për qind më pak energji elektrike. Ndërsa, qëllimi i dytë është të ndihmohen familjet se pavarësisht se me çfarë janë ngrohur, e veçanërisht familjet me kushte të vështira ekonomike”, theksoi ministrja.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...