Palestra e re multifunksionale e sporteve me dorë, do të ndërtohet në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Salla e re do të ndërtohet në fshatin që ndodhet në periferi të qytetit të Prishtinës, ka bërë të ditur të dielën në mbrëmje Granit Rugova, drejtor i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës.
“Jemi duke punuar në master-planin për ndërtimin e sallës së re në Bërnicë”, ka thënë Rugova në RTK të dielën, shkruan Paparaci.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar javën e kaluar hapjen e ofertave për një kontratë publike të paraparë në vlerë prej tetë milionë eurove.
Përmes këtij tenderi, Komuna e Prishtinës synon projektojë dhe të ndërtojë një sallë të re për sportet me dorë.
Sipas njoftimit për kontratë të publikuar sot nga Zyra e Prokurimit në Komunën e Prishtinës, afati për dorëzimin e ofertave për tenderin në fjalë do të përfundojë më 30 tetor, raporton Paparaci.
Zyra e Prokurimit ka bërë të ditur se do të kualifikojë deri në gjashtë kompani private në garën e ofertave për tenderin 8 milionësh.