Live

“Mungesë e frikshme transparence në dialog, a po na çon Kurti drejt marrëveshjes?”

11:50 / 19 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Lëvizja për Bashkim, ka reaguar ndaj mostransparencës së qeverisë Kurti në procesin e dialogut, me të drejtë, kur janë intensifikuar vizitat e figurave të larta kyçe në dialogun Kosovë-Serbi, derisa askush nuk di asgjë për këtë proces.

“Mungesë e frikshme e transparencës në dialog”, e titullin reagimin LB-ja, të cilin, të plotë mund ta lexoni më poshtë:

ëvizja për Bashkim, ka reaguar ndaj mostransparencës së qeverisë Kurti në procesin e dialogut, me të drejtë, kur janë intensifikuar vizitat e figurave të larta kyçe në dialogun Kosovë-Serbi, derisa askush nuk di asgjë për këtë proces.

“Mungesë e frikshme e transparencës në dialog”, e titullin reagimin LB-ja, të cilin, të plotë mund ta lexoni më poshtë:

Kohëve të fundit janë intensifikuar vizitat e emisarëve të BE-së e të ShBA-së të ngarkuar me ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Përveç kësaj, tanimë është e njohur publikisht edhe ekzistenca e një plani franko-gjerman për t’iu dhënë fund bisedimeve Kosovë-Serbi, me synimin që të përmbyllej me një marrëveshje përfundimtare në mes të këtyre dy vendeve. Madje, u tha edhe publikisht se ka një marrëveshje në
mes të palëve që ky plan të mos bëhet pubik.

Edhe pse Qeveria e Kosovës fillimisht e mohoi ekzistencën e këtij plani, tani e thotë hapur se ai plan ekziston, por nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për përmbajtjen e tij.

Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti sa ishin në opozitë i kanë kritikuar zëshëm rivalët e tyre pikërisht për mungesë të transparencës në dialog, por tani e injorojnë plotësisht opinionin publik, madje edhe duke pohuar “pa frikë” se plani ekziston, por se nuk do ta bëjnë publik.

Ky injorim, këto bisedime të fshehta, kjo mungesë e “frikës” nga opinioni publik, – të gjitha këto e bëjnë të frikshme mungesën e transparencës në dialog.

LB konsideron që kryeministri Kurti duhet ta njoftojë opinionin public për kornizën e ofruar të marrëveshjes. Ai dhe qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzojnë këtë moment që, duke e vendosur në qendër parimin e reciprocitetit, të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme edhe për Kosovën Lindore, dhe për veriun e Kosovës. Përndryshe, me këtë qasje të qeverisë, – ku një herë e trajtonte dialogun si prioritet të shtatë a të tetë, e tani e ka prioritet të parë, por duke e mbajtur në fshehtësi procesin, – mund të jemi dëshmitarë të marrëveshjeve të cilat nuk I zgjidhin problemet themelore në mes të dy vendeve, duke i shtyrë ato dhe, si pasojë, duke vazhduar ta mbajnë Kosovën në një gjendje të
pafavorshme status quo-je.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...