Live

”Krejt mirë e ki veç që është ligj që vjen masnej”, Konjofca e ironizon Berishen

14:04 / 20 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se është ndalur zhvillimi ekonomik dhe është shkaktuar rritje e papunësisë në Kosovë.

Sipas tij, përgjegjëse është Qeveria Kurti që thotë se është treguar e papërgjegjshme në këtë aspekt.

Madje, ai kërkoi nga qeveritarët që përmes ligjit të bëjë alokomin e mjeteve për shkak të rritjes së çmimeve të lëndës së parë dhe karburanteve.

E për këtë çështje i reagoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili i tha se “krejt mirë e ka, por veç pastaj është ky ligj” që po flet ai.

“Hysen, zotëri Berisha, krejt mirë e ki veç që është ligji që vjen masanej”, i tha Konjufca Berishës.

E për këtë pati të qeshura në Kuvend dhe një kundërpërgjigje nga ana e ligjvënësit opozitar.

“Vendose qetësinë kryetar, se po flas me zë të lartë”, ia ktheu Berisha kryekuvendarit.

“Jo nuk e kemi në rëndë dite..”, theksoi Konjufca, teksa Berisha vazhdoi fjalimin e tij.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...