Live

Lindi në taksi, britanikës i erdhi llogaria dhe për të paguar pastrimin e veturës

13:11 / 03 Nëntor 2022

Nga admin

Britanikja Farah Cacanindin ka sjellë në jetë foshnjën brenda një taksie, që lëvizte me 40 kilometra në orë.

Do të ishte një lajm i zakonshëm sikur të mos i ndodhte diçka më pas, pasi lindje të tilla kanë ndodhur edhe më parë nëpër botë, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se pasi solli në jetë foshnjën, u shokua kur mësoi se kompania e taksisë i kishte dërguar llogarinë për pastrimin e veturës që kapte vlerën e 60 dollarëve.

Ajo befasisht kishte filluar të ndjejë dhimbje rrugës për në spital, e duke parë se nuk mund të priste më, i telefonoi një taksisti të kompanisë Arroë Taxis.

Pasi solli në jetë vajzën Naia, pasi ishte shumë larg spitalit dhe nuk mund të arrinte në kohë, Cacanindin tha se kompania i kishte dërguar llogarinë prej 100 dollarëve, ku 40 prej tyre ishin shpenzime të transportit.

“E di se e kam bërë të papastër veturën, por është e çuditshme si e kanë futur këtë në llogari”, shtoi britanikja.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...