Pavarësisht se një çift duhet shumë, jo rrallëherë ndodhë që lidhja të kthehet në një gjë të mërzitshme, ku nuk ke ku të shkosh, çfarë të bësh etj
Këto janë disa mënyra për ta përmirësuar lidhjen tuaj dhe shpëtuar atë kur bëhet e mërzitshme.
Zbuloni përvoja të reja së bashku
Sigurohuni që jeni duke kaluar kohë bashkë, që flisni me njëri-tjetrin dhe që i bëni gjërat e njëjta.
Mos shkoni me një restaurant vetëm për të ngrënë një darkë të shpejtë dhe për tu kthyer në shtëpi, por gjithmonë gjeni diçka të re dhe të kënaqshme për ta bërë që të dy, transmeton Telegrafi.
Pranojeni fajin tuaj
Nëse fjaloseni me partnerin tuaj, mbajeni mendjen e hapur dhe gjithmonë pranojeni se faji qëndron te ju.
Shoqërohuni me shokë tjerë dhe me çifte tjera
Shoqërohuni dhe kontaktoni me njerëz tjerë, gjithashtu edhe me çifte tjera, pasi që nëse i shihni të tjerët si sillen me njëri-tjetrin, mund të rifitoni pasionin me partnerin tuaj.
Mos e lëni anash intimitetin
Shumica e lidhjeve stagnojnë pasi që kanë mungesë intimiteti, prandaj është mirë që herë pas here të keni marrëdhënie dhe të ndjeheni të lumtur me trupin e njëri-tjetrit.