Live

“Raketat në Poloni” | Ky është reagimi i matur i Edi Ramës prej të cilit mund të mësojnë Albin Kurti, Donika Gërvalla

08:02 / 16 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin e dyshuar të Rusisë në Poloni mbrëmjen e djeshme, ku dy raketa përfunduan në Poloni duke i marrë jetën dy personave.

Rama, përmes një statusi në Twitter, shpreh shqetësimin e Shqipërisë në lidhje me sulmin dhe i ofton Polonisë mbështetje të plotë.

Një regim nuk e kanë bërë deri tani kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e  Jashtme, Donika Gërvalla.

Dy raketa me gjasë ruse të nisura drejt Ukrainës, kanë përfunduar në territorin e Polonisë duke vrarë dy persona.

Ende nuk ka një konfirmim nga zyrtarët e shtetit anëtar të NATO-s, por kryeministri polak Mateusz Moraëiecki mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të “situatës urgjente”, ndërsa i pranishëm ka qenë dhe presidenti Andrzej Duda. Edhe pentagoni ka reaguar në mënyrë të menjëhershme në lidhje me rastin.

Shpërndaje në

U Kopjua