Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës janë duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku të ndarë po realizojnë agjendat e tyre. Të dy kanë zhvilluar takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, takime me senatorë.
Krasniqi dhe Abdixhiku gjatë qëndrimit në SHBA kanë takuar edhe analistin dhe profesorin e njohur të John Hopkins University, Edward P.Joseph.
Për takimet që ka pasur me të dy politikanët opozitarë kosovarë, Joseph ka vendosur përshkrmin e njejtë, duke thënë se është kënaqësi të takohesh me figura opozitare të përgjegjshme sikur Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi.
Joseph ka shkruar se Kosova ka nevojë për politikanë të cilët nuk bien në grackën e Beogradit dhe që ecin gjithmonë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kosova ka nevojë për liderë që nuk hyjnë në grackat e Beogradit dhe që do të ecin gjithmonë me SHBA-në”, ka shkruar Joseph për të dy takimet që ka pasur edhe me Krasniqin por edhe me Abdixhikun.