Live

Sherifi: Kurti gënjeu në Kuvend ose në intervistën me gazetarin gjerman

22:58 / 26 Nëntor 2022

Nga admin

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se e ka pranuar marrëveshjen për targat pasi ambasadori amerikan, Jeff Hovenier i ka dhënë informata më shumë për sigurinë në veri.

Sherifi thotë se deklarim më ndryshe ka pasur kryeministri Kurti gjatë informimit të deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku thoshte se të enjtën u pranua marrëveshja për targat, pasi u përfshi edhe fillimi i diskutimit për planin franko gjerman.

Sipas tij, këto dy deklarata të tij përjashtojnë njëra-tjetrën dhe se Kurti ka gënjyer në njërën prej tyre.

“Gjasat më të mëdha janë të ketë gënjyer gjatë “informimit” të deputetëve në seancën e Kuvendit, pasi që kjo nuk është hera e parë që Kurti më shumë informata jep përmes mediave të huaja sesa gjatë raportimeve në Kuvend!
Qasja e tillë e kryeministrit Kurti dëshmon mospërfilljen totale ndaj përfaqësuesve të qytetarëve të Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës!

Është dëshmi që kryeministri Albin Kurti Kuvendin e Kosovës dhe deputetët i trajton në të njëjtën mënyrë siç i trajtonte dikur senatin dhe senatorët e Romës perandori famëkeq Kaligula!”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...