Përfaqësues të Kosovës dhe të Shqipërisë sot u mblodhën në një Kuvend të përbashkët.
Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua mbledhja e dy kuvendeve, në prag të 28 nëntorit.
Me këtë rast në këtë mbledhje, përfaqësuesit e dy shteteve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në mes dy shteteve, si dhe nevojën që Shqipëria të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj evropiane.
Aty poashtu u përmendën edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë, derisa u theksua se lufta e UÇK-së, është faqe lavdie në historinë e kombit shqiptar.
Pas kësaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur të publikojë disa fotografi nga shënimi i aktiviteteve të sotme.
“FotoALBUMI i DITËS”,shkroi Rama.