Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se nuk u pajtua me kërkesën e evropianëve dhe amerikanëve për shtyrjen e vendimit për targat për 10-12 muaj.
“Esobar ka kërkuar njësoj sikurse edhe si emisari evropian shtyrje 10 muajshe 12 muajshe. Përmendej mosinformimi i plotë i serbëve, s’jam i sigurt, mendoj që ka qenë informim i plotë gjatë muajve të verës.
Po t’i thosha po shtyrjes 10 muajshe, nuk do të ishte dorëzim i imi si kryeministër, po do të ishte pranim që shteti i Kosovës ka dështuar”, thotë ai.
Ambasadori amerikan kur m’ka thirrë mua, unë kam biseduar me të, dhe ai e ka shprehur brengën e sigurisë për mëngjesin e nesërm. Ai nuk ka thënë 10 muaj, po ka thënë mëngjesi i ditës së nesërme është shumë problem.
(Ti se ke ditë a…qeshin deputetët).
Nuk ka thënë 10 muaj, ka thënë 48 orë”, tha ai.