Një automjet i blinduar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë nga zjarri mesditën e kësaj të premte janë krijuar kolona të gjata të veturave në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Sllatinë.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 14:00, policia është njoftuar se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Sllatinë), një automjet në lëvizje e sipër ka pasur një defekt dhe ka filluar t’i dalë tym”, ka thënë ai, duke shtuar se policia dhe zjarrfikësit kanë qenë në vendngjarje.
Nga rasti bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar.