Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përuruan parkun dhe këndin e lodrave në lagjen e komuniteteve në fshatin Gjyrkoc.
Në prani të fëmijëve, mësuesve e qytetarëve shqiptarë dhe ashkalinjë, banorë të Gjyrkocit, sipas njoftimit, është përurua parku me sipërfaqe 2.200 metra katror
“Për vetëm dy muaj e gjysmë, në bashkëfinancim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Shtimes, është realizuar ky park me mbi 70% hapësira gjelbëruese, me 570 pemë të mbjella, 9 lloje të ndryshme të lodrave, 52 shtylla ndriçimi, parking për vetura dhe 330 metra katror shtigje për ecje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.