Sindikatat e Pavarura të Kosovës kanë njoftuar se janë të shokuar dhe distancohen fuqishëm nga qëndrimi i Atdhe Hykollit, kryetar i BSPK.
“SPAK -u është i shokuar dhe distancohet fuqishëm nga ky qëndrim i z.Hykolli duke e konsideruar dhe konstatuar se ky qëndrim është puro personal i tije dhe asesi qëndrim i BSPK-së e as qëndrim i kryesisë se BSPK-së, pasi që kryesia nuk është ftuar të diskutoj për këtë temë”, thuhet në reagim./Kosovalive.net/
Reagimi i plotë nga SPAK:
Pas raportimit nga mediat për takimin e Kryeministrit të Kosovës z, Kurti me kryetarin e BSPK z.Hykolli dhe mbështetjes se dhënë nga ky i fundit kryeministrit për miratimin e dy ligjeve ati për zyrtar publik dhe ligjit të pagave, SPAK -u është i shokuar dhe distancohet fuqishëm nga ky qëndrim i z.Hykolli duke e konsideruar dhe konstatuar se ky qëndrim është puro personal i tije dhe asesi qëndrim i BSPK-së e as qëndrim i kryesisë se BSPK-së, pasi që kryesia nuk është ftuar të diskutoj për këtë temë.
Sa për dijeninë tuaj këto dy ligje e me theks të veçantë atë të zyrtarëve publik nuk e kundërshtuan vetëm sindikatat por të njëjtit u kundërshtuan ashpër edhe nga sektori i drejtësisë , organizatat ndërkombëtare që e suportojnë Republiken e Kosoves në fushën e legjislacionit por gjate ditës edhe vet misioni i BE.
SPAK -u dhe Sherbysit Civil të Kosovës, presin sqarim zyrtar nga ana juaj z. Hykolli
Kryesia e SPAK-ut
Ali Gashi, kryetar