Opinionisti Jeton Zogjani për kosovalive.net në “Debat me Ridvan Berishën” ka kritikuar presidentën dhe kryeministrinë e Kosovës. Ai pohoi se kjo qeveri ka premtuar shumë dhe nuk ka bërë asgjë. Tutje ai pohoi se të njëjtit lavrën nuk po e bejnë mirë.
Zogjani theksoi se situata në të cilën ndodhemi nuk është fare e mirë e as e qetë.
“Kjo qeveri dhe kjo presidencë ose presidentja kanë thënë shumë dhe siç thuhet në zhagonin e kanë kap otkosin gjanë, e kur të kapet otkosi gjanë në fund vjen tu u ngushtu. Është edhe një thënie kta kuajt që janë për shalë që njërezit ju grahin kështu ju hypin në lavër nuk mundesh me i fut. Në lavër nuk është që janë duke e bërë lavrën mirë kanë premtuar shumë, kanë dhanë shumë fjalë kanë nis për gjëra për momentin që janë bizare sepse situata aktuale nuk është e qetë mbarë evropën e lere më të ne”, deklaroi ai. /Kosovalive.net/