Live

Publikohet fotoja e Arbnor Jupollit, vdiq pasi u godit nga nje veturë në Prishtinë, varrimi bëhet në Shakoc të Podujevës

13:15 / 01 Janar 2023

Nga Kosova Live

Është publikuar fotografia e Arbnor Jupollit, që vdiq në orët e para të së dielës derisa ishte duke u trajtuar në QKUK, pasi të shtunën u godit nga një veturë në rrugën “Fahri Falziu” në Prishtinë.

Lajmin për vdekjen e tij, përveç Policisë, e kanë konfirmuar edhe familjarët.

Një familjar i tij ka njoftuar se I ndjeri do të varroser në orën 16:00 në varrezat e fshatit Shajkoc të Podujevës.

“Te Allahut jemi dhe tek ai do te kthehemi! Ju njoftojm se sot me date 01.01.2023 ne oren 03:00 pas nje aksidenti nderroj jete vllau jone Arbnor (Shemsi) Jupolli .Ju njoftojm se varrimi behet ne varrezat e fshatit Shajkofc te Podujeves ne ora 16:00”, thuhet në postim.

Ndërsa zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha se viktima është goditur nga një veturë rreth orës 17:00.

“ Sot rreth orës 03:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësori A. J. 28 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin  cili u aksidentua me datën 31 dhjetor 2022, rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...