Mediat serbe kanë bërë të ditur se sot pritet të mbahet një protestë në veri të Mitrovicës kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe partisë Lista Serbe.
Protesta do të fillojë nga ora 12:00, në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut, transmeton Kosovalive.net.
I njëjti organizim ishte paralajmëruar se do të mbahej të hënën. Por, organizatorët deklaruan se qytetarët ishin ata që kërkuan që protestën ta mbajnë të dielën, pasi të hënën janë në punë.
Kujtojmë se mbrëmë në Zubin Potok, në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, një grup serbësh të pakënaqur me politikat e Petar Petkoviqit, e kanë sulmuar verbalisht këtë të fundit dhe eksponentët e Listes Sërbe, duke i quajtur tradhtar dhe duke i sharë me “nënë”.
Gjithashtu ky grup i serbëve të pakënaqur, është fjalosur edhe me peshkopin Teodosije.
Këta serbë sipas burimeve të kosovalive.net, kanë qenë kundër heqjes së barrikadave dhe për të hënën me 9 Janar kanë paralajmëruar protesta në veri të shtetit kundër presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe Listës Serbe!/Kosovalive.net/