Analisti politik, Petrit Zogaj përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i shantazhuar nga Martin Berishaj. Ai madje thotë se kjo është arsyeja e vetme që nuk e shkarkon.
Sipas Zogajt, afera e tyre nuk e përfshinë vetëm Kosovën, por edhe Serbinë, Sllovenin, Malin e Zi e Kroacinë.
“Tash, te dy keta jane ne situate kur e shantazhojne njeri-tjetrin” – shkroi ai.
Postimi i plotë:
“E vetmja arsye pse KM Kurti nuk e shkarkon kete ambasador eshte qe Kurti eshte i shantazhuar nga Berishaj. Tash, te dy keta jane ne situate kur e shantazhojne njeri-tjetrin. Afera e tyre nuk eshte pronto lokale brenda Kosoves. Ajo tashme perfshine Serbine, Sllovenine, Malin e Zi e Kroacine“.