Live

Kurti: Nuk do të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor përderisa në krye të Serbisë është ish-ministri i Millosheviq-it

18:21 / 15 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut ka thënë se paqja në Ballkanin Perëndimor është shumë vështirë e arritshme përderisa në krye të shtetit të Serbisë është ish-ministri i Sllobodan Millosheviq-it, presidenti aktual i Serbisë, Aleskandar Vuçiq.

Sipas kryeministrit të Kosovës, udhëheqësit e Serbisë ende vazhdojnë t’i mohojnë krimet e aparatit shtetëror të Serbisë të kryera në Kosovë.

“Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, edhe një herë vajtojmë 45 civilët shqiptarë të masakruar nga forcat serbe”.

“Për sa kohë që udhëheqja e Serbisë – e udhëhequr nga ish-ministri i Millosheviqit – vazhdon të mohojë krimet e saj në të kaluarën, paqja e vërtetë në WB6 do të jetë e paarritshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

I pari i qeverisë së Kosovës, ka përfunduar duke thënë që masakra të tilla të mos ketë  “kurrë më”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...