Live

Sekretari i OVL: Osmani e Kurti urdhëruan të mos përmendet UÇK në akademinë përkujtimore të Reçakut

09:29 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ramiz Smajli, sekretar i OVL-së se UÇK-së në Shtime i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, pasi sipas tij, kanë urdhëruar që të mos përmendet UÇK-ja në akademinë përkujtimore për Reçakun.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai ka thënë se është ndaluar edhe fjalimi i shoqatave të dala nga lufta si dhe është ndaluar fjalimi i Shukri Bujës, si Komandant i Zonës Operative Nerodimes.

Tutje, Smaljli ka thënë se në ditën e fundit është larguar dhe fjalimi i kryetarit të fshatit Reçak, Adem Ramadanit.

“Turp për ty Presidente, turp për ty kryeministër, turp për kryetarin dhe komunën e Shtimes, Turp Drejtoresha e Kulturës” – shkroi ai ndër të tjerash.

Postimi i plotë:

Reçaku dhe UÇK-ja!

Paska urdhëruar:

Presidentja jo UÇK në akademinë për Reçakun,

Po edhe Kryeministri Jo UÇK,

Drejtoresha e Kultures cilen kultur e përfaqëson ti e nderuar, pse more ju komuna e Shtimes në këtë shkrim spaskeni guxu te shenoni UÇK.

Thirrje urgjente për vetëdijësim kombëtar po ndryshohet historia e UÇK-së, me qëllime dhe me cenzurim të fjalës së lirië dhe shprehjes së lirisë!

Të ndalohet fjalimi i shoqatave të dalura nga Lufta e UÇK-së,

Të ndalohet fjalimi i Gjeneral z.Shukri Buja si Komandant i Zonës Operative Nerodimes,

Të largohet ditën e fundit edhe fjalimi i kryetarit të fshatit Reçak z.Adem Ramadanit. E kjo është e pa tolerueshme

Turp: për ty Presidente, Turp për ty Kryeministër, Turp për kryetarin dhe Komunen e Shtimes, Turp Drejtoresha e Kulturës e që fakt nuk perfaqëson kulturën e historin e shenuar me gjakun e Dëshmorëve të UÇK-së!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...