Live

Grupi i Tiranës vazhdojnë rezistencën kundër Zajednicës, s’pajtohen as me analogjinë e Kurtit për “kalin dhe qerren”

11:50 / 27 Janar 2023

Nga Kosova Live

Aktivistët “super yje” të Lëvizjes Vetëvendosje tashmë kanë filluar të tregojnë mendimet e qendrimet e tyre rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e cila çështje është nxehur shumë kohëve të fundit. Disa prej tyre, vazhdojnë të kenë qëndrime rigjide, por disa tashmë kanë dhënë sinjalet e para të ndryshimit. Por aktivistët nga Shqipëria ende janë dyshues e refuzues ndaj Asociacionit, ndonëse tash nuk po i referohen atij si Zajednicë.

Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha, Enis Sultarova, Arbër Zaimi e Boiken Abazi nuk kanë ndryshuar mendim, duke vazhduar avazin e vjetër të kundërshtimit të Asociacionit. Por edhe disa aktivistë të VV-së Kosova e ndajnë të njëjtin mendim.

Avin Zogiani e Egzon Haliti ende e kundërshtojnë Asociacionit, ndonëse ky i fundit në një postim të fundit fajësoi ish-qeveritë e kaluara për marrëveshjen për Zajednicën, duke shkruar se tash me të po përballet Kurti.

“Poshtë Zajednica”
Heshtjen prej 22 ditë, Hysamedin Feraj e theu me një deklarim të mbrëmshëm rreth çështjes së Asociacionit. Në një shkrim të shkurtër, z. Feraj, pas 22 ditë agjerimi nga shkrimet, e citoi ndihmës sekretaren e ShBA-së, Karen Donfried, e më pasë duke e komentuar atë me vetëm një pyetje.

“Serbia dhe Kosova janë vende sovrane. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja nuk mund të imponojnë vendime apo zgjidhje”.

As Zajednicën?!

(*Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë).” – shkroi z. Faraj, ndonëse e citoi vetëm një pjesë të deklaratës së zonjës Donfried, duke lënë jashtë kërkesën për marrëveshje me Serbinë.

Këtë postim të këshilltarit të Kurtit e shpërndau Elvis Hoxha, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Në fakt, Hoxha ka vazhduar të jëtë kundërshtues i Asociacionit, duke hyrë edhe në konspiracione. Ai dje shkroi se nëpërmjet Asociacionit po respektohen gjenocidarët, duke asocuar me këtë term serbët.

Në thelb të asociacionit qëndron ideja:

93% shqiptarë nuk mund të quhen shqiptarë sepse fyhen serbët

5% serbë nuk mund të quhen kosovarë sepse fyhen serbët.

Kujdesi për serbët vijon, sepse ata kanë kryer gjenocid. Dhe gjenocidarët duhen respektuar. Gjenocidarët nuk duhet të fyhen kurrsesi.” – shkroi ai.

Edhe Boiken Abazi, anëtar i Kryesisë së VV-së nga Shqipëria, vazhdon të jetë i vetëvendosur në kundërshtimin ndaj Asociacionit, të cilin ai vazhdon ta quan Zajednicë. Ai ka shkruar dy postime në dy ditët e fundit për këtë çështje.

“Kur përfaqësues të huaj i thonë Kosovës të themelojë Asociacionin se nuk do bëhet si Republika Srpska në Bosnje, ata bëjnë një premtim që në fakt s’e mbajnë dot, sepse sërish do ketë zgjedhje në ShBA, dhe sërish mund të vijë një Trump në pushtet … dhe atëherë s’i dihet se ç’ndodh as me ata që sot bëjnë premtimin, e lëre më me ne.” – shkroi ai dy ditë më parë.

E në orët e vona të mesnatës së 25 janarit, z. Abazi e radikalizoi gjuhën, duke e komentuar një deklaratë të Milorad Dodikut, politikan serb nga Bosnja, i cili deklaroi se Asociacioni një ditë do të jetë si Republika Serbe në Bosnje.

“Për ata që ende kanë dyshime …” – ishte fjalia e shkurtër që qartësisht reflektonte qëndrimin e Abazit.

Kundër Asociacionit ka dalur edhe Enis Sulstarova, që është po ashtu aktivist i VV-së nga Shqipëria, të cilin z. Kurti e kishte quajtur “mik dhe profesor të tij”. Z. Sulstarova shkroi dy ditë më parë një postim të shkurtër e që ishte mesazh ndaj Miroslav Lajçakut, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Lajçaku t’ia nise nga Sllovakia.” – shkroi ai.

Ndërsa pak më vonë, ai e citoi edhe Kurtin, në një deklaratë kundër Asociacionit njëetnik.

“Ata që kërkojnë asociacion një etnik, ata kërkojnë ndryshim të kushtetutës së Kosovës e unë besoj që për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë duhet të ndryshohet kushtetuta e Serbisë.” – citonte Sulstarova shefin e tij në parti.

Kujtojmë që tashmë z. Sadri Ramabaja, analist por edhe aktivist i VV-së, ka filluar të japë sinjale të ndryshimit të qëndrimeve. Njëjtë si ai, edhe disa analistë që janë të afërt me pushtetin si Blerim Gashi e Krenar Shala./ Nacionale/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...