Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta ka thënë se kryeministri aktual i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është ideali për ta implementuar Asociacionin.
Rrusta në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Kurti me vete ka historikun e kundërshtimit dhe fuqinë që buron prej asaj tradite.
“Pushtet që nuk do ta përdorë për ndalimin e këtij projekti. Këtë e dëshmoi në momentin që hyri në rolin e viktimës”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Rrustës, pa ndërhyrje:
A do të thotë kjo se do të formohet Asociacioni pa vendimin e Kurtit?
Njeriu ideal për implementimin e asociacionit është pikërisht ky kryeministër. Me vete ka historikun e kundërshtimit dhe fuqinë që buron prej asaj tradite. Pushtet që nuk do ta përdorë për ndalimin e këtij projekti. Këtë e dëshmoi në momentin që hyri në rolin e viktimës.