Live

Abdixhiku: Kosova ra në grackën e Serbisë për shkak të populizmit të brendshëm!

21:30 / 21 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur në lidhje me dështimet e Qeverisë Kurti në raport me dialogun.

Abdixhiku ka deklaruar se në takimet që ka patur me Lajçak dhe përfaqësues të tjerë nga SHBA-të, i është komunikuar që të mos bien pre e provokimeve të Serbisë.

Tutje Abdixhiku tha se Kosova ra në grackën e Serbisë për shkak të një populizmi të brendshëm.

“Tani është momentumi për një marrëveshje finale. Serbia dhe aleati i saj nuk kanë qenë në pozicion më të rëndë këto 100 vitet e fundit. Këtë momentum të luftës do të duhej ta shfrytëzonim mirë. Ate se çfarë bëmë ne e paraqet më mirë ambasadori i Kosovës në SHBA.  Unë kam qenë ne disa takime me Escobar, dhe ajo që na është thënë ishte që mos të  biem pre e prokimeve të Serbisë, sepse humbni momentumin dhe vëmendjen tonë. Dhe Lajçak na ka thënë se dialogu po bëhet si proces menaxhues i krizës. Kosova ka rënë në grackë për shkak të një populizimi të brendshëm për të mbuluar dështimet “

“Nuk mund të themi se Serbia nuk ka provokuar në Veri, por ka qenë gjithmonë maturia e institucioneve të Kosovës në bashkëpunim me aleatët që mos të biem në grackën e tyre” deklaroi kryetari i LDK-së në Rubikon.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...