Live

Abdixhiku takon shefin e Zyrës së BE-së, e njofton mbi qëndrimet e LDK-së në procesin e dialogut

15:45 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim shefin e zyres së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Gjatë këtij takimi kreu i kësaj partie e njoftoi ambasadorin Szunyog për qëndrimin e LDK-së mbi procesin e dialogut.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për reformën zgjedhore, dhe kontributin e partisë në procesin e Vettingut.

“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim SH.T shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog. Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Szunyog për qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut. Në takim u diskutua dhe për reformën zgjedhore dhe konsensusin partiak në Kosovë për këtë çështje; për kontributin e çmueshëm të LDK-së në procesin e Vetingut si dhe për zhvillimet e tjera në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kryetari Abdixhiku falënderoj ambasadorin Szunyog për rolin mbështetës të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës dhe reformave të ndryshme të ndërmarra në partneritet me asistencën e BE-së.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...