Live

VIDEO| “I nderuari zotëri Ramush Haradinaj”, Kurtin e duartrokasin në Gllogjan pas kësaj fraze

13:20 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti sot po qëndron në Gllogjan në nderim të të rënëve shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit. Pas homazheve në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, Kurti shkoi edhe te familja Haradinaj.

Kurti mori fjalën edhe në manifestimin qendror që po mbahet për të shënuar këtë ngjarje.

Duke përshëndetur të pranishmit, Kurti iu drejtua edhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili u duartrokit për këtë.

Kurti tha se familja Haradinaj, pas ngjarjeve në Prekaz, i tregoi Serbisë rezistencën.

“Pas rezistencës së pashembullt të Jasharëve në Prekaz me datat 5,6,7 mars vjen qëndresa e fuqishme e familjes Haradinaj dhe Mehmetaj në Gllogjan më 24 mars. Të dyja këto e kishin një armik, Serbinë, e kishin një qëllim, lirinë”.

Kurti tha vendosmëria e guximi i Haradinajve dhe Mehmetajve i dërgoi mesazh Serbisë se Kosova nuk dorëzohet.

“Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk nënshtrohet Kosova. Ky ishte mesazhi që Serbia fashiste mori atë ditë nga kulla e bacës Hilmi. Të vendosur në katër pozicione, Hilmi Haradinaj, së bashku me Mejremen e Frashërin, Ramush Haradinaj së bashku me Bujarin, Dauti me Rasimin e Kujtimin dhe Shkëlzeni me Enverin mbajtën në këmbë kullën, mbajtën në këmbë popullin”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...