Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli njëherësh edhe kandidat për kryeministër të Kosovës, fushatën elektorale e ka vazhduar edhe mbrëmjen e sotme.
LEXO EDHE: Kadri Veselit të mërkurën mban tubim në Gjakovë
Ai këtë mbrëmje e ka kaluar në fshatin Kovragë të Istogut, shkruan Kosova.Live.
Veseli këtë njoftim e bëri në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ku krahas mbishkrimit ai ka ndarë për ndjekësit e tij edhe disa fotografi teksa shihet i rrethuar me disa prodhues të mollëve.
Ai ka thënë se molla më të shijshme nuk ka askund.
Shkrimi i plotë i Veselit: