Live

Fillon heshtja zgjedhore në Kosovë

23:54 / 04 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Ka filluar heshtja zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.

Pretendetët për kryeministër të Kosovës janë: Kadri Veseli nga PDK i cili në një sondazh ka dal fitues me 34.8 për qind, Vjosa Osmani nga LDK-ja me 29.9 për qind, Albin Kurti nga Vetëvendosje me 18.1 për qind, Ramush Haradinaj me 12.5 si dhe Fatmir Limaj nga Nisma me 4.7 për qind.

Kandidatët për kryeministër të Kosovës si dhe ata për deputetë të Kuvendit të cilat prej 25 shtatorit kanë zhvilluar fushatë elektorale, nga tani deri në përfundim të votimeve, janë të detyruar që t’i përmbahen heshtjes zgjedhore.

Në këto zgjedhje në Kosovë do të garojnë 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore.

Ndërsa, numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit, është 1,937,868 mijë vëzhgues.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...