Live

E thotë analisti i njohur: U manipuluan provat, të jap dorëheqje i gjithë zinxhiri…

18:50 / 27 Tetor 2019

Nga Kosova Live

“Të gjitha provat nuk ishin të bazuara në atë mënyrë, sa të binden qytetarët e vendit, por edhe opinioni i gjerë në vendet tjera. Tash kur janë dhënë prova të kundërta nga ekspertët e një shteti juridik, i cili nuk lë hapësirë për të dyshuar në rastin, tashmë do të duhej që i tërë zinxhiri pjesëmarrës i kësaj ngjarje të japë përgjegjësi. Prokuroria duhet të fillojé ta kthej ‘trenin në binarët’ e veta”, tha Shkodra 

Analisti i njohur politik, Shefik Shkodra, është i mendimit se pas ekspertizës zvicerane për vdekjen në burg të Astrit Deharit, duhet të kërkohet hetim për prokurorët, policët dhe mjekët ligjorë, dhe të njëjtit të nxirren para ligjit, për deformimin dhe abuzimin me provat. 

“Drejtësia gjithmonë është shkaku i mos funksionimit të shtetit. Pa drejtësi s’ka mundësi të zhvillohet një shoqëri dhe të quhet shtet juridik. E shteti është mbrojtja e të gjithë qytetarëve në masën e të drejtës së qytetërimit demokratik të sotshëm. Më duket se, për drejtësi të barabartë kanë lindur mosmarrëveshjet më të mëdha në shoqëritë e ndryshme nëpër kohë. Të gjithë do të ishin të kënaqur kur funksion shteti juridik, me ligje, rregullore e aktin më të lartë juridik – Kushtetutën”, theksoi  Shkodra

Sipas analistit Shkodra, e gjithë periudha e pas luftës në Kosovë, po vazhdon të karakterizohet me mungesë totale të sundimit të drejtë të ligjit, prandaj jemi dëshmitar edhe të këtyre rasteve tragjike që po mbeten njolla të zeza për shtetin dhe institucionet e drejtësisë kosovare. 

“Në vendin tonë, për këto vite sa e quajmë veten shtet, nuk patëm rast ta përjetojmë një rast të vetëm deri më sot, kur është bërë dhe ka përfunduar diçka një gjykim sipas të drejtës… Ishte edhe ndonjë “vetëvrasje”, kur shokonte opinionin publik. Madje edhe paradoksale, si ai rasti, “vetëvrasje me thikë” me dhjetëra herë pas shpine. Edhe “vetëvrasja” e Astrit Deharit, “me një shishe plastike…” në burgun e shtetit juridik si ndonjë përrallë për më të vegjlit”.

“Të gjitha provat nuk ishin të bazuara në atë mënyrë, sa të binden qytetarët e vendit, por edhe opinioni i gjerë në vendet tjera. Tash kur janë dhënë prova të kundërta nga ekspertët e një shteti juridik, i cili nuk lë hapësirë për të dyshuar në rastin, tashmë do të duhej që i tërë zinxhiri pjesëmarrës i kësaj ngjarje të japë përgjegjësi. Prokuroria duhet të fillojé ta kthej ‘trenin në binarët’ e veta. E para, edhe pse njeriu nuk kthehet në jetë më, po për një satisfaksion të familjes; e dyta dhe kryesorja, që vërtet të shihet publikisht shteti juridik në Kosovë dhe të mos bëhemi paçavure e botës”, përfundoi analisti Shkodra.


Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...