Live

Abdixhiku jep detaje rreth seancës së Kuvendit: Fjalimi i Kurtit për Asociacionin befasoi edhe LVV-në

21:32 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se fjalimi i kryeministrit Albin Kurti dhe gjashtë kushtet e vendosura për Asociacionin, kanë befasuar edhe shumicën, që është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje.

Abdixhiku në T7 ka thënë se “Çështja më në Kosovë nuk është se a duhet të ketë Asociaicon, por kur dhe si”.

Ai tha se para deklarimit të Kurtit, deputetët thonin se “nuk ka Zajednicë”, “nuk ka Asociacon, as me kompetencë, as pa..”.

“Kam përshtypjen se ky deklarim i zuri në befasi edhe shumicën, sepse para deklarimit të tij, fitej se nuk ka Zajednicë,nuk ka Asociacion, s’do të bëhet kurrë, as me kompetenca as pa kompetenca, dhe me një moment të caktuar, ndërroi kursi.” – tha ai.

Në fund rreth kësaj teme, Abdixhiku shtoi: “Është detyrë e tij, t’u shpjegojë njerëzve të vetë”.

Shpërndaje në

U Kopjua