Kryetari i LDK-së, Lumir Abdichiku, ka komentuar raportimet e Kurtit në Kuvendin e Kosovës.
“Raportimet e Kurtit në Kuvend kanë humbur peshën e substancës, ato bëhen ose pasi të ketë përfunduar gjithcka.
6 kushtet e Kurtit për Asociacionit të bëra publike në Kuvend, u zhbënë në marrëveshjen e 27 shkurtit e më pas në Aneksin e Ohrit.
Ato nuk ishin as pjesë e marrëveshjes, as pjesë declarative e kryeministrit të Kosovës.
Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes recirpoke, ishte një nga kushtet e Kurtit në Kuvend.
Marrëveshja në Ohër, parasheh qartë obligimin për të nisur menjëherë zbatimin e vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë.
Për këto ndryshime të Kurtit, ndiej keqardhje.
Edhe për të mashtruarit, të përdorit, të shfrytëzuarit nga Kurti e mbi të gjitha, për humbjen e kohës në Republikën e Kosovës”, tha Abdixhiku.