Live

Abdixhiku në 33-vjetorin e Forumit Rinor të LDK: Rrugëtimi ynë vazhdon

22:45 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë të rinjtë e kësaj partie, në 33 vjetorin e themelimit të Forumit Rinor të LDK’së.

Abdixhiku i ka falënderuar të gjithë forumistat për angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm për 33 vjet që qëndruan në shërbim të kauzës politike të LDK-së.

“LDK është me fat që ka rreth vetes të rinj e të reja të mrekullueshëm që duan dhe punojnë tu prijnë proceseve më të rëndësishme për vendin”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua