Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës ka pasur një kërkesë për deputetët e shumicës.
Tahiri ka kërkuar që të bëhet presion ndaj kryeministrit që të emërohet Ministri i ri i Shëndetësisë, shkruan kosovalive.net
“Ju deputet të shumicës do të duhej të keni një presion të madh ndaj kryeministrit që të emëroj Ministrin e Shëndetësisë”, u shprehë Tahiri në fjalimin e tij.
Po bëhen gati 2 muaj që nga dorëheqja e Rifat Latifi nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur një ministër të ri./kosovalive.net/