Live

Agim Thaçi, vëllai i deputetit të LVV-së, Halil Thaçi: Uzurpator i pronës së KEK-ut

14:22 / 02 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ka dështuar raportimi para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.  Kryesuesi i Komisionit, Hajdar Beqa, deputet nga radhët e PDK-së, shtroi pyetjen pse nuk është kryer remonti i njësisë A5, ngase, sipas tij, që nga korriku kemi reduktime të rrymës elektrike.

Kjo pyetje shkaktoi debat në mes të kryeshefit aktual të KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe të kryesuesit të këtij komisioni, si dhe të disa deputetëve të opozitës, përfshirë këtu, deputetin Armend Zemaj, por edhe të deputetit Halil Thaqi, nga radhët e LVV-së. Ata shkëmbyer akuza e kundërakuza ndërmjet tyre, derisa u ndërpre mbledhja, pasi përfaqësuesit e KEK-ut e braktisën mbledhjen bashkë me deputetët nga partia në pushtet.

Në këtë mbledhje janë përplasur deputetët e opozitës me Halil Thaçin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e ka quajtur uzurpartor Halil Thaçin e Vetëvendosjes.

“Ti je uzurpator. Me letra. I kemi raportet, ti je uzurpator. Ti nuk është dashtë me qenë në Komision”, i është drejtuar Zemaj.

Drejt Thaçit ka drejtuar akuza edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa duke e quajtur edhe “hajdut”.

“Ti je uzurpator. Ti je hajdut. Le mos ta ni zonin. Biznesin me serbë”, ka thënë Beqa.

Ndërkohë Halil Thaçi ka thënë se deklarimet e Armend Zemajt janë shpifje.

Ndërkaq, kosovalive.net ka hulumtuar këtë çështje dhe përmes një burimi të sigurtë për redaksinë, ka siguruar një raport të brendshëm të auditimit të KEK-ut, ku konstatohet se Agim Thaçi, është uzurpator i pronës së KEK-ut, ku vëllai i Agimit, Halil Thaçi është deputet i LVV-së, njëkohësisht edhe anëtar i komisionit hetues parlamentar për energjinë.

Ky konstatim është verifikuar përmes  auditimit të lokaleve afariste që janë të vendosura brenda rrethojave të KEK-ut.

Kështu thuhet taksativisht në raportin e auditimit:

Me datën 24.01.2014 jemi takuar me Enver Hoxhën –Menaxher i Sigurisë ne Pune ne DPQ , paraprakisht e kemi njoftuar qe kemi filluar Auditimi e lokaleve afariste apo objekteve tjera qe janë ne hapësirën e KEK-ut, ndërsa ushtrojnë veprimtari te pavarur nga KEK-u. Nga i lartshënuari kemi kërkuar nëse ka informacion rreth zhvillimit e veprimtarisë se këtyre lokaleve apo objekteve , dhe a posedon ndonjë dokumentacion apo ndonjë marrëveshje mes tyre dhe KEK-ut. Enver Hoxha është shprehur se unë skam asnjë dokumentacion apo marrëveshje mirëpo jam ne dijeni për lokacionin e tyre, me te marre këto informata ne kemi kërkuar qe bashkërisht te dalim dhe te bëjmë inspektimin e tyre ne terren”.

Fillimisht kemi filluar me kioskat që janë të vendosura brenda rrethojave te KEK-ut, që janë:

  1. Kioska- BENI – ( Mirash ) me pronar Agim Thaqi , DPR-90045285 dhe Njehsor -4694388, gjate inspektimit nga i lartpërmenduri nuk na është prezantuar asnjë marrëveshje apo kontratë për shfrytëzimin e veprimtarisë se tij brenda hapësirës se KEK-ut, meqenëse nuk ka prezantuar asnjë marrëveshje, kontrate e po ashtu as certifikatën e biznesit ne konstatojmë qe pronari ne fjale është duke zhvilluar biznesin e tij pa marrëveshje me KEK-un brenda hapësirës dhe Pronës se KEK-ut, sipas pronarit kjo kioskë është vendosur ne vitin 1999 ne këtë hapësire, sipas shënimeve të departamentit të gjeodezisë inxhinierike , kioska ndodhet në pronë të KEK-ut . Parcela nr. 882, zona kadastrale C.Vodica, kjo është vërtetuar edhe nga departamenti i pronës pran KEK-ut.(72614072-00882-2) sip. 0.29.50 Nr. i certif. UL-72614072- /Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...