Live

Agjenda e Kurtit për sot

09:18 / 07 Maj 2024

Nga Kosova Live

ZKM ka njoftuar për agjendën e kryeministrit Kurti për sot.

Ai fillimisht do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Më pas, në orën 12:00 do të bëjë homazhe në 26 vjetorin e rënies së heroit Bahri Fazliu.

Ndërkaq, në orën 14:15, Kurti do të marrë pjesë në Konferencën “Si mund të përfitojnë komunitetet joshumicë nga Zvogëlimi i Barrës Administrative”.

Agjenda e plotë:

1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

VENDI: Hotel Emerald, salla Strauss 2

KOHA: 10:00

2. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në 26-vjetorin e rënies së heroit Bahri Fazliu.

VENDI: Varrezat e Dëshmorëve, Velani

KOHA: 12:00

3. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Konferencën “Si mund të përfitojnë komunitetet joshumicë nga Zvogëlimi i Barrës Administrative”.

VENDI: Hotel Garden, Prishtinë

KOHA: 14: 15

Shpërndaje në

U Kopjua