Live

Albin Kurti po mashtron për Asociacionin, ai nuk është një etnik

20:20 / 27 Janar 2023

Nga Kosova Live

I ftuari i radhës në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, ishte drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike dhe analisti, Fatmir Sheholli.

Sheholli ka folur për asociacionin dhe për planin franko-gjerman. Ai për asociacionin ka thënë që nuk është një etnik

“E para, i bëjmë të fala Kurtit, por ky asociacion nuk është një etnik. Po u’a dëshmojë që ky është edhe një mashtrim i popullit edhe i aleatëve tonë. 10 komuna me shumicë serbe në Kosovë i kanë afër 250 asambleistë. Prej 250 asambleistëve, 40 nuk janë serb, pra ka shqiptar, turq, romë, boshnjakë. Nuk është e vërtetë, ata asambleistë janë thelbi i asamblesë se asociacionit të komunave me shumicë serbe”, shtoi Sheholli.

Tutje, Sheholli për asociacionin tha se Kurti e dinë që ky është obligim ndërkombëtar.

“Kurti po e thotë që duhet të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë, ky po aludon që edhe ne duhet, por, nuk dëshiron që populli t’ia thotë këtë çështje. A e shihni se si flet për çështje të asosacionit njëetnik, edhe e përmend vetëm çështjen se Gjykata Kushtetuese në 23 pika të veta nuk e ka gjetur, kurrë nuk thotë, a e keni dëgjaur ndonjëherë z. Kurtin, që e ka dhënë deklaratën që Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka ratifiku me 2/3 edhe të shqiptarëvë edhe të votës së kualifikuar. Kurrë nuk e thotë këtë çështje sepse ky e dinë që ky është obligim ndërkombëtar”, tha Sheholli.

Ndërsa për planin franko-gjerman ai thotë se nu dihet se kujt me i besu sepse zyrtarët qeveritar po kanë delarta të kundërta me njëri tjetrin./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua