Live

Anton Quni: Qeveria Kurti, mossukseset i shet për sukses

21:07 / 20 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Nënkryetari i LDK-së, njëherit deputeti i kësaj partie, Anton Quni, në një intervistë për Gazetën Online Reporteri.net ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë Kurti.

Deputeti Quni thotë se kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij, mossukseset i shet për sukses.

Tri dështimet e Qeverisë aktuale sipas deputetit të LDK-së janë, gjendja e rënë në ekonomi, energji, shëndetësi dhe arsim.

“Vetëm kjo Qeveri, mossukseset i shet për sukses. Ndërsa, unë si çdo qytetar i vendit, konsideroj se gjendja e rëndë ekonomike, gjendja e rëndë energjetike, pastaj gjendja e rëndë në shëndetësi e në arsim, janë kryefjala e paaftësisë qeverisëse. Një gjë e ka faktuar ky pushtet; populizmi dëmton rëndë mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë deputeti Quni për Reporteri.net.

Kujtojmë se Quni ka qenë ministër i Mbrojtjes në Qeveinë Kurti 1, në koalicionin qeverisës VV-LDK.

Shpërndaje në

U Kopjua